MAQEDONI

Arrestohen 14 gjykatës për ushtrim të pandërgjegjshëm të detyrës

08.10.2014 15:58

Në një aksion të madh policor janë arrestuar 25 persona nga Gjykata Themelore Shkupi 1 - sektori për kundërvajtje, për mbajtje të lëndëve në sirtar me qëllim vjetrimin e tyre...........

14 gjykatësit dhe 11  nëpunësit gjyqësorë janë burgosur nën dyshimin se me veprat penale vjetrim të lëndëve e kanë dëmtuar buxhetin për 1.3 milion euro.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, thotë se për më pak se dy vjet të dyshuarit kanë arritur të vjetwrojnw  mbi 8  mijë lëndë.

“Personat e arrestuar, pra gjyqtarët e dyshuar dhe nëpunësit në gjykatë me procedurë të përshpejtuar kanë marr aktvendime, por këto raste i kanë mbajtur në sirtar, deri sa lënda nuk është vjetruar. Ne mbështetemi në dëshmitë materiale që e dokumentojnë mirë lëndën, nëse prokuroria vlerëson se duhet të nxirren edhe dëshmi tjera, me siguri se do ti sigurojmë” – tha Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. 

Jankullovska thot se gjyqtarët nuk kanë marr para gjithmonë për ti vjetruar lëndët, por ata kanë bërë shërbim personal.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme, flasin se për përdorim të brendshëm gjykatësit kanë shpikur edhe një vulë për lëndët që i kanë vjetruar. Në Prokurorinë themelore publike Shkup vazhdon procedura hetimore kundër 25 të dyshuarve me qëllim të konfirmimit të të gjitha fakteve dhe dëshmive në këtë lëndë.

Gjyqtarët dhe nëpunësit gjyqësorë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë vitin 2012 dhe tremujorin e parë të vitit 2013. (Sanije Kasami, TVM2)