Maqedoni
Mbrojtja e kulturave bujqësore, diversiteti në prodhime - avantazh për në BE
10.03.2020 18:50
Në procesin e mbrojtjes së kulturave bujqësore duhet të merret parasysh roli i polinatorëve...

Në procesin e mbrojtjes së kulturave bujqësore duhet të merret parasysh roli i polinatorëve, apelojnë ekspertët e huaj.
Maqedonia është e pasur me diversitet bujqësor dhe kjo vlerësohet në BE, pasi vendi mund të jetë konkurrues në këtë pjesë.
“Roli i diversitetit në bujqësi është një nga avantazhet kryesore të procesit për pranim në BE. Nga pikëpamja e ushqimit të larmishëm me cilësi të lartë ekziston një mundësi për të qenë konkurrues në këtë fushë, veçanërisht në agro diversitet.”,- tha drejtuesi i Ekipit GIZ, Benjamin Mor.
Projektligji për fitofarmaci është dorëzuar deri në Kuvend. Do të mundësojë harmonizimin e plotë me rregulloret evropiane, thotë ministri Dimkovski.
“Komiteti i Ekspertëve për Regjistrimin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve ka marrë një vendim për të kufizuar përdorimin e të gjitha produkteve të grupit narkotik, për shkak se ato të njëjtat janë shkatërruesit nervorë të bletëve.”,- theksoi ministri i BPEU-së, Trajan Dimkovski.
76 për qind e prodhimit të ushqimit në botë varet nga bletët, tregojnë studimet. Nga pikëpamja ekonomike bëhet fjalë për 14.2 miliardë euro.
SEDAT SELIMI
