Botë
Kufiri Turqi - Greqi, vazhdojnë incidentet me migrantët
10.03.2020 19:16
Rreth 1000 migrantë janë kanë provuar të kalojnë kufirin nga Turqia, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë...

Policia greke i ka penguar këta migrantë të kalojnë ilegalisht kufirin duke arrestuar 52 persona.
Të arrestuarit përfshinin migrantë nga Siria, Afganistani dhe Irani, thanë zyrtarët.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti të martën thirrjen e tij për shtetin anëtar të BE, Greqinë, për t’i lënë njerëzit të kalojnë.
Në Turqi janë rreth 3.6 milionë refugjatë nga fqinji jugor Siria, ku lufta civile ka filluar nga viti 2011.
