Botë
Në Belgjikë 267 persona të sëmurë me koronavirus, Qeveria vendosi masa preventive
10.03.2020 20:49
Në Belgjikë sot janë regjistruar 28 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus...

Me këtë, numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 267. Këshilli nacional për siguri sot pasdite mbajti takim në të cilin u miratuan masa të reja për luftë kundër epidemisë.
Masat e reja përfshijnë rekomandim për shtyrje të ekskursioneve shkollore dhe festave në shkolla, rekomandim të ndalohen ngjarje me mbi 1.000 persona në hapësirë të mbyllur, rekomandim drejtuar ndërmarrjeve dhe administratave të preferojnë punë nga shtëpia.
Autoritetet nuk rekomandojnë mbyllje të shkollave, ndërsa për ngjarje që mbahen në ambiente të hapura ka vetëm një rekomandim për persona me probleme shëndetësore, t’i evitojnë.
Kryeministrja e Belgjikës. Sofi Vilmes deklaroi se autoritetet “nuk dëshirojnë të kontribuojnë për ankthin që tashmë ekziston”.
Ajo shtoi se Belgjika po kalon në “fazën 2 të përforcuar”, me qëllim që të pakësohet përhapja e virusit.
Në pyetjen përse kjo nuk ishte bërë më herët, ajo u përgjigj se deri më tani për diçka të tillë nuk ka pasur nevojë.
Sipas saj, zbulohen gjithnjë e më shumë raste të personave të infektuar lokalisht, persona që nuk kanë pasur kontakt me njerëz nga rajonet e rrezikshme./mia
