Maqedoni
Procesi i Berlinit, Dimitrov: Vendi i prëgatitur prë nisjen e bisedimeve; Zaharieva: Zgjerimi ndrëlidhet me tejkalimin e ndasive
10.03.2020 20:35
Vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit riafirmojnë përkushtimin e tyre...

Vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit riafirmojnë përkushtimin e tyre në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Europa, sikurse sundimi I së drejtë, liria e të shprehurit, media të lira dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, për një të ardhme europiane të rajonit. Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov tha se vendi është i përgatitur për nisjen e bisedimeve.
“Qëllimi ynë përse ne duam të nisim bisedimet për anëtarësim është që edhe ne të jemi pjesë e demokracisë europiane ku gjykatësit do të jenë të pavarur. Sundimi i së drejtës nuk është vetëm gjyqësori, këtu renditen edhe liria e mediave ku kemi shënuar përparim të dukshëm”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov.
Kolegia e tij bullgare Ekaterina Zaharieva, bashkëkryesoese e Procesit të Berlinit tha se procesi i anëtarësimit në BE është i ndërlidhur me tejkalimin e ndasive nga e kaluara.
“Mendoj se duhet të mësohemi që më shumë të shikojmë kah e ardhmja. Kuptohet se historia është e rëndësishme, por duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. BE s’do lejojë që të barten kontestet e pazgjidhura dy palëshe të Ballkanit Perëndimor. Metodologjia e pa miratuar s’duhet të jetë shkak për shtyerjen e bisedimeve”, theksoi ministrja e punëve të jashtme te Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Më 26 dhe 27 mars Këshilli Europian pritet të vendosë për caktimin e datës për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
MERAL ISMAILI
