Botë
Merkel për situatën në Libi: Ndërprerje e domosdoshme e zjarrit
10.03.2020 21:07
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pasur takim me komandantin e Armatës popullore të Libisë...

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pasur takim me komandantin e Armatës popullore të Libisë, gjeneralin Kalif Haftar me të cilin ka biseduar për konfliktin në Libi, ka njoftuar Qeveria gjermane.
Sipas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, kancelarja ka potencuar se “nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake” për konfliktin dhe se nga kjo arsye, e domosdoshme është të vjen deri te ndërprerja e zjarrit dhe progresit në procesin politik”.
Komandanti i forcave kryengritëse të lindjes në Libi dje i ka thënë presidentit francez Emanuel Makron se do të nënshkruajë armëpushim nëse respektohet nga ushtria e Qeverisë së pranuar ndërkombëtarisht./mia
