Botë

Vatikan: Sheshi dhe Bazilika e Shën Pjetrit të mbyllura për turistë deri më 3 prill

10.03.2020 21:47

Sheshi i Shën Pjetrit dhe bazilika me të njejtin emër në Vatikan do të jenë të mbyllura deri më 3 prill...

Sheshi i Shën Pjetrit dhe bazilika me të njejtin emër në Vatikan do të jenë të mbyllura deri më 3 prill për vizita të turist[ve dhe grupeve me ciceronë për shkak të epidemisë nga koronavirusi në Itali, por besimtarët do të munden individualisht të hyjnë në bazilikë për lutje, kumtoi sot Vatikani.

Në kumtesë ceket se Vatikani do ta mbyllë edhe postën e vet në shesh, e cila tërheqë shumë turistë, si dhe librarinë dhe shitoren për fotografi. Nga atje shtohet se për vizitorë do të mbyllet edhe kafeteria për të punësuarit në Vatikan./mia