KE-ja mobilizohet në luftën kundër Kovid-19
Para video samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së që po mbahet pasdite në Bruksel...
Para video samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së që po mbahet pasdite në Bruksel dhe ku pikë e vetme është lufta kundër Kovid-19, kryetarja e KE-së Ursulla Fon der Lajen pati video fjalim në të cilin i paralajmëroi temat në të cilat do të bisedohet, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Fon der Lajen tha se ka biseduar ,e kryeministrin italian Xhuzepe Konte dhe ia ka shprehur mbështetjen e saj për popullin italian.
Së shpejti do të mbahet video takim me autoritetet italiane që të gjendet mënyrë më efikase që t’i ndihmohet Italisë dhe çfarë masash nevojiten.
Shefja e KE-së ka konstatuar se shumë sektorë pësojnë në këtë moment dhe për ato duhet ndihmë. Ajo e citoi si shembull sektorin e transportit ajror ku Kovid-19 ka ndikim të madh.
“Çdo ditë e konstatojmë ndikimin mbi këtë sektor dhe e dimë se kjo do të vazhdojë. Për këtë KE-ja dëshiron që shpejt të miratohet legjislacioni për slotet e aeroporteve (termine të përcaktuara për fluturim). Duam t’u ndihmojmë kompanive ajrore t’i ruajnë terminet e tyre ajrore madje edhe nëse nuk i përdorin për shkak të rënies së qarkullimit ajror”, tha ajo.
Edhe shtoi se duhet të shmangen të ashtuquajturat “fluturime fantazmë”, fluturime të cilat praktikisht nuk ka udhëtarë, por kompanitë ajrore i përdorin që të mos e humbin slotet e aeroporteve.
Në KE në mënyrë të përshpejtuar po shqyrtohen masat e mundshme që të parandalohet përhapja e virusit, si dhe u përshpejtuar kërkimi i trajtimit përkatës dhe vaksinave.
KE- gjithashtu, ka mbajtur takim me prodhuesit e materialeve mbrojtëse, Në ditë në vijim është caktuar bisedë edhe me industrinë farmaceutike për furnizim me medikamente dhe materiale mbrojtëse./mia
