Maqedoni
VMRO-DPMNE shpalli listat e kandidatëve për deputetë
10.03.2020 21:37
VMRO-DPMNE publikoi listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare...

Edhe zyrtarisht, kreu i partisë Hristijan Mickoskit nuk do të jetë bartës liste. Komiteti Qëndror i partisë njëzëri ka konfimuar listat e kandidatëve për deputetë të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit për Përtëritje të Maqedonisë, ndërsa bartës do të jenë: në njësinë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, bartës liste në njësinë e pestë do të jetë Igor Dulovski, sipas Mickovskit të dy kandidatë mbipartiak.
Bartës liste në njësinë e dytë do të jetë nënkryetari i VMRO DPMNE-së Vllado Misajllovski, ndërsa në njësinë e tretë sekretari general Igor Janushev.
Në njësinë e katër bartës liste do të jetë Aleksandar Nikollovski ndërsa në njësinë gjashtë Dafina Stojanoska.
“ Mbi 95% janë njerës që për herë të parë do të jenë pjesë e listës që do të përfshijë kandidatët për deputetë. Në skenë u japim shans një gjenerate të re cila duhet të angazhohe për të ardhme më të mirë. Dua të falënderojë depuetët e deritanishëm dhe njëkohesisht do të theksoj se kemi hyrë në betejë ku çdo njëri është i rëndësishëm”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski tha se me kuadrot e reja pretendon të fitojë zgjedhjet e 12 prillit dhe do të jetë ai që do të formojë qeverinë e re.
Inkurajoi kandidatët për deputetë që nuk do të fitojnë mandate në keto zgjedhe se të jenë pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale, vitin tjetër.
SHPËTIM NUREDINI
