Vijojnë afatet për zgjedhjet e 12 prillit

11.03.2020 10:24

Është e pasigurt si masat për parandalim të koronavirusit në vend....

Vijojnë afatet për zgjedhjet e 12 prillit

Është e pasigurt si masat për parandalim të koronavirusit në vend por edhe jashtë shteteve të Evropës për shkak të votimit eventual në diasporë do të pasqyrohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Për të enjten është caktuar takim i kryeministrit dhe liderëve të partive më të mëdha politike nga e cila duhet të priten hapat e ardhshëm. Ndërkohë rrjedhin afatet për zgjedhjet e parashikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shtetasit e Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit kanë mundësi deri sonte në mesnatë të paraqiten për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Ata gjithashtu deri në mesnatë mund të verifikojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, si dhe votuesit në vend, përmes ueb aplikacionit të KSHZ-së në ueb faqen, ndërsa në vend dhe në njësitet rajonale edhe në zyrat e KSHZ-së.