Masa të përforcuara kundër përhapjes së koronavirusit
Pas shtatë personave të regjistruar pozitivë në shtet....

Pas shtatë personave të regjistruar pozitivë në shtet në mënyrë parandaluese prej sot janë mbyllur kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet e studentëve, janë ndaluar ngjarjet masive, organizimi i udhëtimeve në shtetet me rrezik të lartë.
Gjatë ditës së djeshme nuk ishin regjistruar raste të reja. Negativë ishin testet e një pacienteje 16-vjeçare e cila kishte një kontroll të vogël te drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska te e cila pardje ishte konfirmuar se është infektuar nga koronavirusi, si dhe e dy pacientëve të tjerë.
Vendimi për shkarkimin e Biljanovskës duhet të përgatitet sot, ndërsa për shkak të sjelljes së saj të papërgjegjshme sepse nuk ishte paraqitur te epidemiologët pas qëndrimit në Itali, kishte ardhur në punë dhe kishte mbajtur ligjëratë e cila vendosi në izolim një numër të madh të personave. Nxënës nga tri shkolla fillore në komunën e Karposhit janë në vetizolim sepse disa nga prindërit punojnë në Klinikën për Dermatologji, ndërsa një pjesë ishin në simpoziumin që ishte mbajtur të shtunën, ndërsa në të cilën ka marrë pjesë drejtoresha e infektuar nga Klinika.
Për shkak të pranisë në simpoziumin në izolim janë edhe katër punëtorë medicinalë nga Reparti i lëkurës në Spitalin klinik në Shtip. Kontrollet dhe hospitalizimi në Repartin e lëkurës në Shtip janë stopuar, ndërsa masa e tillë është në fuqi prej dje edhe në Klinikën për Sëmundje të Lëkurës.
Masat e përforcuara erdhën pas rastit të parë të transmisionit lokal pasi tre personat të cilët ishin në kontakt me bashkëshortët e hospitalizuar me këtë virus nga Dibra ishin pozitivë në testim.
Për shkak të situatës me koronavirusin të enjten do të mbahet edhe takim i liderëve duke pasur parasysh atë që në datën 23 të këtij muaji duhet të hyjë në fuqi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.
Nga Qeveria dje porositën se papërgjegjësia është më e rrezikshme për përhapjen e koronavirusit, menaxhimi me këtë problem nuk duhet të shndërrohet në persekutim kundër atyre të cilët janë të sëmurë ose janë në izolim, e as dikush duhet të përfitojë politikisht në llogari të shëndetit të qytetarëve.
Nëse vjen deri te rritja e numrit të rasteve do të ndërmerren edhe masa të tjera shtesë siç është shpallja e situatës së krizës, por për momentin nuk ka nevojë për këtë.
