Virusi Korona në Shqipëri, 12 persona të prekur, 114 u janë nënshtruar testeve

11.03.2020 11:11

Në Shqipëri ka shkuar në 12 numri i personave të prekur me koronavirus....

Në Shqipëri ka shkuar në 12 numri i personave të prekur me koronavirus, ndërsa 114 persona u janë nënshtruar testeve. Bëhen gati  tre spitale ku do vendosen në karantinë të prekurit eventual.

Ndërkohë, në të gjithë vendin u mbyllën mbrëmë 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko dhe 18 lokale me muzike live. Kjo ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga kryeministri, Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në zbatim të këtij urdhri, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 patrulla të përgjithshme të policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave.

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore të policisë në qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullime masive.