Botë

Virusi Korona në Itali, mbi 800 të vdekur, 25 mld eruo për përballje

11.03.2020 11:26

Virusi Korona ka pushtuar pothuajse mbarë botën dhe po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në kontinentin e vjetër...

Virusi Korona ka pushtuar pothuajse mbarë botën dhe po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në kontinentin e vjetër. Italia është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të vdekjeve pas Kinës. Numri i të vdekurve ka shkuar në 827, 196 më shumë se ditën e kaluar.Teksa janë shënuar 2076 raste të reja duke e çuar në 10590 raste në total. Gjithashtu janë shëruar 41 persona dhe numri total i të shëruarave është 1045. Italia tashmë është në karantinë nga Aosta në Palermo dhe ka kapërcyer kuotën prej 10 mijë të prekurish. 1004 janë të shëruarit.
 
 “Këshilli i Ministrave miratoi ndarjen e jashtëzakonshme prej 25 miliardë eurosh për të përballuar vështirësitë që po kalon vendi për shkak të virusit korona. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, me çdo mjet të disponueshëm. Së bashku do t’ia dalim …Qeveria është e hapur për eventualisht masa më shtrënguese, pavarësisht faktit që një ditë më parë kemi marr një regjim të ri për të gjthë gadishullin.”,- tha kryeministri i Italisë, Giusepe Conte.
 
Pas Italisë rekord me të prekur mban Irani me 8 mijë, Korea e Jugut me mbi 7mijë,  edhe Franca, Gjermania dhe Spanja kanë numër të konsiderueshëm të të infektuarve. Japonia ka kufizuar ceremonitë për përvjetorin e nëntë të katastrofës së Fukushimës. 
 
“Asnjëherë nuk duhet të lejojmë që mësimet e vlefshme që kemi mësuar nga dëmtimet e mëdha të shkaktuara nga katastrofa, të zhduken.”,- u shpreh kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
 
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri I viktimave ka shkuar në 31. Për shkak të përhapjes së Kovid 19,  Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme ka anuluar edhe konferencën “Të bësh biznes nën virusin Korona” të planifikuar për të premten. 
 
Viktima e parë e koronavirusit është regjistruar në Amerikën Qendrore në Indonezi e Belgjikë. As Turqia nuk ka mundur më gjatë t’i rezistojë virusit, ministri turk i shëndetsisë ka konfirmuar rastin e parë të infektimit në vend. Lajmi i mirë është se në Kinë, është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja. Në Wuhan nuk ka më asnjë rast të ri  në pesë ditët e fundit.
 
BELINDA KOKA ADEMI