Maqedoni

Eskpertët: Reformat të vazhdojnë edhe në sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut

08.10.2014 16:32

Akademikë dhe profesorë të drejtësisë, kërkojnë që reforma në gjyqësori të vazhdojë edhe më tej në sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut....

Madje, ata thonë se qytetarët në Maqedoni nuk kanë informata të mjaftueshme sa i përkasin të drejtave të tyre, si dhe cilat janë procedurat gjyqësore, që ata mund ti shfrytëzojnë për ankimim, në raste të ndryshme gjyqësore, ku konstatohet se ka shkelje të së drejtës dhe lirisë.

“A janë të mbrojtura të gjitha të drejtat dhe liritë e individit me instrumentet gjyqësore. Kur individi mendon se është shkelur e drejta , apo e drejta bazë, mundë të kërkojë dhe ku duhet të kërkojë mbrojtje gjyqësore, në gjykatën kompetente, gjykata Administrative, apo gjykata Kushtetuese. Këto cështje duhet të definohen në të ardhmen” - deklaroi Vllado Kambovski, Kryetar i ASHM-së.

Akademikët dhe ekspertët vlerësuna sot se reformat në sferën e gjyqësorit duhet të vazhdojnë në shumë sektorë të gjyqësisë pasi të njejtat notohen cdo vit nga Komisioni Evropian. (Afrim Tanallari, TVM2)