Tetovë, një kamion i higjienës dëmton 6 automjete të parkuara
11.03.2020 12:33
Pa lëndime në njerëz, por 6 makina të dëmtuara....

Pa lëndime në njerëz, por 6 makina të dëmtuara është bilanci i aksidentit të sotëm në Tetovë, me ç’rast kamioni i Higjienës Komunale derisa grumbullonte mbeturinat ka prekur makinat e parkuara.
Sipas informatave të para nga dëshmitarë okularë, kamioni ka shkaktuar aksidentit për shkak të problemit me frenat.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Kolltuk, ku kamioni i Higjienës Komunale ka grumbulluar mbeturinat.
