Botë

Infektohet me COVID-19 ministrja e shëndetësisë në Angli

11.03.2020 13:13

Ministrja e shëndetësisë në Angli dhe deputetja konservatore Nadine Dorries është konfirmuar me koronavirus....

Dorries tha se kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar se ishte e infektuar, duke u izoluar në shtëpi.
 
Departamenti i Shëndetësisë tha se ajo shfaqi simptoma ditën e enjte, ditë në të cilën mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga kryeministri.
 
Ndërkaq rastet e infektuara në Angli kanë hskuar në 382, ndërsa janë shënuar 6 viktima, kryesisht në moshë të madhe.
 
Një ditë më parë, edhe Franck Riester, Ministri i Kulturës në Francës, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. /tvklan.al