Vetëm rastet urgjente do të pranohen në Klinikën Gjinekologjike Universitare

11.03.2020 13:26

Me qëllim të zvogëlimit të fluksit të pacientëve....

Me qëllim të zvogëlimit të fluksit të pacientëve dhe parandalimit të përhapjes së virusit Korona, Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, u bën apel pacientëve që kanë caktuar takim përmes sistemit “Termini im” të paraqiten vetëm në situata jashtëzakonisht urgjente.

“Për të përcaktuar urgjencën e ekzaminimit të pacientëve, Klinika do të dërgojë letër deri tek gjinekologët amë, të cilët do të duhet të bëjnë një përzgjedhje të rreptë të rasteve urgjente. Shërbimi për njoftime pranë Klinikës Gjinekologjike do të informojë pacientët për anulimet përmes telefonit”, njoftojnë nga Klinika.