Maqedoni
Rasti "Titanik", dëshmitarët mohojnë donacionet për VMRO-në
11.03.2020 14:09
Procesi gjyqësor për rastin "Titanik", që ka të bëjë me shoqërim kriminel dhe shkelje të së drejtës së votës....

Procesi gjyqësor për rastin "Titanik", që ka të bëjë me shoqërim kriminel dhe shkelje të së drejtës së votës, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve që janë në listën e donatorëve të VMRO-DPMNE-së në fushatën e zgjedhjeve 2011-2013. Lazar Nanevski - anëtar i VMRO-së nga Koçani nga marrja në pyetje në PSP ka kuptuar se dy herë ka donuar mjetë për partinë nga 60 mijë denarë. Ai tha se disa herë ka bërë pagesa në bankë në llogari të partisë, por që në mënyrë plotësuese tha se ka nënshkruar fletëpagesë vetëm me të dhëna personale, jo edhe shumën dhe e ka lënë në shtabin e partisë.
"Nuk më kujtohet me kërkesën e kujt ishte ajo. Në shtab atëherë nuk ishte asnjëri nga të pranishmit këtu në seancë."
Edhe Elida Keckarovska nga Shkupi para trupit gjykues tha se asnjëherë as nuk ka qenë e as nuk është e punësuar dhe se asnjëherë nuk ka donuar asnjë denarë për parti politike.
"E kam të njohur se ekziston fletëpagesë në vlerë prej 60 mijë denarë, e paguar në fushatën zgjedhore në vitin 2011, por ajo fletëpagesë nuk është e imja. Për këtë punë unë kuptova kur më ftuan në PSP, kur ma treguan fletëpagesën."
Dëshmitarja, Aneta Karovçeva, gjithashtu mohoi të ketë donuar mjete për partinë dhe se vetën në listën e donatorëve e ka parë në PSP. "Nuk kam kryer pagesë,e as që i kam dhënë dikujt tjetër të bëjë pagesë në emrin tim". Përveç ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, që është në arrati, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski dhe 15 persona të tjerë.
Seanca e radhës është caktuar më 13 prill.
FLORIJE BELULI KAMBERI
