Maqedoni
STL pa drejtor, drejtori është ndryshuar, Regjistrin Qendror nuk e njeh
11.03.2020 15:19
Tre muaj Sindikata e Transportit dhe Lidhjeve ka ngelur pa drejtor....

Tre muaj Sindikata e Transportit dhe Lidhjeve ka ngelur pa drejtor. I takon Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të informojë Regjistrin Qendror për ndryshimin e drejtorit, por një hap të tillë deri më tani nuk është ndërmarrë. Sindikata dy herë me radhë ka organizuar përzgjedhjen e drejtorit e thonë se në mënyrë legjitime është zgjedhur Metodija Dimevski, por ende në Regjistrin Qendror është emri i Miço Stojanovskit.
“Këto dokumente i kemi dorëzuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale e cila është kompetente e regjistrit në nivel të lartë të sindikatës, por për fat të keq deri më tani nuk ka bërë asnjë ndryshim. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri më tani nuk ka informuar Regjistrin Qendror për ndryshimin e drejtorit. Ka tre muaj që drejtori i Sindikatës nuk mund të kryejë punën e tij.”,- tha Metodija Dimevski.
Nga Sindikata theksuan se për drejtorin e zgjedhur kanë nënshkrimin e të gjithë sindikalistëve.
REJHANE BUSHI METAJ
