Maqedoni
Virusi Korona, numri i turistëve rrezikon të bjerë ndjeshëm
11.03.2020 15:47
Hotelierët kanë filluar ta ndjejnë rënien e turistëve që duan ta vizitojnë vendin tonë....

Ata frikësohen se virusi Korona do të ulë nga 40 deri në 60% numrin e turistëve. Nga e Oda e Turistëve thonë së nëse vitin e kaluar kishim 1.182.000 turistë dhe mbi 3 milion buajtje, por këtë vit numri i vizitorëve do të jetë ndoshta zero. Nëse virusi vazhdon të përhapet, u bëjmë thirrje të merren parasysh hotelet e vendit tonë për pushimet verore, thotë Vlladimir Gramatikov nga Oda për Turizëm pranë OEM-së.
Odat turistike informojnë se anëtarët e tyre, agjencitë, në këtë periudhë nuk kanë realizuar asnjë udhëtim drejt Italisë. Gjatë 8 marsit, udhëtime ka pasur në disa vende të Europës, në Gjermani, Francë dhe Poloni.
“Të gjitha turnetë janë anuluar. Në komunikim me partnerët tanë fundi i muajit maj, ndoshta edhe muaji qershor, është komplet i humbur. Gjysma e sezonit që e kemi si inkaming biznes, si inkaming tur operator për ne është humbur.”,- tha Vllatko Sulev nga Shoqata Kombëtare e Turizmit “Inkaming”.
“Duhet të jepet mbështetje turizmit vendas sepse njerëzit janë në panik dhe kanë frikë të udhëtojnë jashtë vendin, madje edhe në vendet përreth ata kanë frikë të udhëtojnë. Ne u bëjmë thirrje popullatës sonë për periudhën e ardhshme dhe festat e Pashkëve, nëse kjo vazhdon të përhapet, të merren parasysh edhe hotelet vendase dhe bukuritë e vendit tonë.”,- u shpreh Vlladimir Gramatikov nga Oda për Turizëm pranë OEM-së.
SEDAT SELIMI
