Virusi Korona, VMRO-DPMNE: Respektoni masat, s’ka vend për sjellje diletante
VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj ministrit Venko Filipçe....

VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj ministrit Venko Filipçe, se Ministria që drejton nuk po e menaxhon si duhet situatën. Opozita akuzon se mungojnë informacionet dhe udhëzimet adekuate dhe i apelon Ministrisë se nuk është koha për sjellje diletante.
“Që të parandalohet përhapja e virusit, është shumë e rëndësishme të zbatohen dhe kontrollohen masat e parapara të mbrojtjes. Nuk ka vend për sjellje diletante. Kjo duhet të bëhet tani, sepse është shumë e rëndësishme që institucionet shëndetësore të jenë të përgatitur për t'iu përgjigjur situatës. Ministër, ne kërkojmë zbatimin e menjëhershëm dhe në kohë të masave nga të gjitha institucionet kompetente. Apelojmë deri të opinioni që të respektojnë masat e vetizolimit.”,- deklaroi Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO propozojnë krijimin e shtabit të krizës për të informuar qytetarët në bazë ditore, të jepen udhëzime të qarta për të gjithë personelin mjekësor se si të veprojnë, lehtësim të institucioneve shëndetësore, sidomos terciare, nga procedurat jourgjente, plan rotacioni për punonjësit shëndetësorë dhe shtim të kontrollit të zbatimit të masave të izolimit. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
