Trajnime për efikasitet energjitik për punëtorët e ndërtimtarisë
200 trajnues prej sot do të trajnohen për tua përcjellë më pas njohuritë e tyre për efikasitet energjetik , 1 mijë punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë. Në fund të trajnimit ata do të pajisen me certifikata adekuate........

“Ky projekt do të sjellë një sistem të njohjes së njohurive paraprake dhe përvojave gjegjësisht njohuritë e mijëra punëtorëve të ndërtimatarisë do të jenë të certifikuar, nga ana tjetër do të kemi fuqi punëtore të trajnuar të cilët do të ndërtojnë objektë me efikasitet energjetik gjë që ngrisim konkurencën në sektorin e ndërtimtarisë” – deklaroi, drejtoresha ekzekutive në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgievska.
“Roli i qendrës për arsimin e të rriturve si partner në këtë projekt është në disa aktivitete ku qendra do të angazhohet në pjesën e monitorimit të trajnimeve, poashtu do të organizon edhe dy punëtori ku do të angazhohemi për njohjen e diturive apo njohurive të fituara paraprakisht nga ana e punëtorëve që janë pjesë e sektorit të ndërtimtarisë mirëpo njohuritë e tyre nuk janë të certifikuara dhe po ashtu qendra do të ketë për obligim që të sigurojë edhe certifikatat për trajnuesit dhe për punëtorët që do të jenë pjesë e trajnimit” – tha Lindita Qazimi, Drejtoreshë në Qendrën për Arsimin e të rriturve .
Projekti do të zgjasë 20 muaj dhe kushton mbi 400 mijë euro. Në maj do të ketë konkurs publik për të interesuarit. Projekti i cili do të ndihmojë puntorët e ndërtimtarisë, realizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për Arsimin e të rriturve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
