Maqedoni
Masat ndaj virusit Korona, ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen
11.03.2020 17:22
Orët e humbura mësimore tani që shkollat janë mbyllur do të zëvendësohen.....

Ministria e Arsimit po shqyrton dy alternativa, e në këto dy javë pushimi shkollat do të dezinfektohen. Zëvendësministri i shëndetësisë thotë edhe se importi i pajisjeve mjekësore do të bëhet vetëm me leje të veçanta.
“Mundemi që pas 10 qershorit ditët e humbura të zëvendësohen duke pasur parasysh se në mënyrë decide është paraparë se sa ditë mësimi zgjat në procesin shkollor, ndërsa në arsimin fillor ju e dini se mësimi nuk organizohet vikendeve për arsye se është konstatuar se një gjë e tillë nuk sjell produktivitet, përkundrazi është kontraproduktive. Opsioni i dytë është hartimi i programeve të shkurtuara mësimore, në qoftë se kemi më pak se 100 ditë ndërprerje të programit edukativo-arsimor.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi.
“Janë marrë masa që të ndalohet importi i pajisjeve mjekësore dhe mjeteve tjera materiale mjekësore dhe kjo do të bëhet vetëm me rekomandimet nga organet kompetente të këtij vendi.”,- u shpreh zëvendësministri i shëndetësisë, Armend Arsllani.
Press-at qeveritarë nga selia partiake, funksionarët e BDI-së nuk i shohin si shkelje
Të pyetur se përse masat dhe këshillat dy funksionarët qeveritarë i japin nga selia e BDI-së kur janë ministra në funksion të qytetarëve e jo të partisë, edhe Ademi edhe Arsllani u munduan të arsyetohen se rekomandimet nga qeveria janë dhënë pak orë më herët e tani duan të japin këshilla edhe në emër të partisë që i ka zgjedhur.
ERSAN PAJAZITI
