Kulturë
Përkujtohet veprimtaria e Prof. Dr. Ali Vishkos
08.10.2014 16:48
Veprimtaria Arsimore dhe Shkencore e Prof.Dr.Ali Vishkos” është trajtuar sot në një Konferencës Shkencore të organizuar nga Shoqata për Kulturë...

Veprimtaria Arsimore dhe Shkencore e Prof.Dr.Ali Vishkos” është trajtuar sot në një Konferencës Shkencore të organizuar nga Shoqata për Kulturë dhe Art "Tradita e cila punimet i zhvilloi në dy sesione ku me kumtesat e tyre morën pjesë mbi 20 studiues.
Konferencën e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës Tradita Selam Sulejmani. Ai para të pranishmive tha se në radhën e figurave të shquara të kombit tonë, një vend nderi zë Prof. dr. Ali Vishko me veprën e tij shumëdimensionale.
“Këto virtyte, profesor Aliu i ka ngritur në vlera kombëtare, me një gjuhë të thjeshtë e të pasur dhe tërheqëse për t’u lexuar. Ne kemi obligim qytetar që të angazhohemi të gjithë që ta ndriçojmë rrugën jetësore të të gjithë atyre që punuan me vetëmohim dhe sakrifikuan gjithçka për kombin tonë; e kemi obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë gjithë atyre burrave të kombit që nuk kursyen asgjë për idealet e arsimit shqip” tha Selam Sulejmani Kryetari i Shoqatës për Kulturë dhe Art “Tradita”.
Mbi jetën dhe veprën e Ali Vishkos foli Prof.Dr. Reshat Nexhipi.
“Ky nder që po më bëhet sot mua këtu, unë atë e konsideroj si shkak këtë miqësi dhe e dyta si njeri të vendlindjes së Alfabetit do me thënë ne të Manastirit kemi pak përparësi kështu e konsiderojm këtë respect dhe e falenderoj tepër kryetarin e Shoqatës Selam Sulejmani i cili bëri cmos për të më sjellur duke ma siguruar edhe udhëtimin nga Manastiri nga se e dinte gjendjen time që për shkaqe shëndetësore u largohem udhëtimeve prandaj e falenderoj zotëriun” tha Prof.Dr. Reshat Nexhipi.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi tha se profesori Ali Vishko mbetet njëri nga figurat më të shquara në fushën e shkencave historike të kohës më të re tek shqiptarët.
“Profesori Ali Vishko i krijonte veprat e tij më të rëndësishme dhe ato i publikonte në funksion të traditës kombëtare dhe të vetëdijes. Veprat e tij inkurajojnë ata të cilët në momente të caktuara kishin frikën që ta thonë të vërtetën, ndërsa e vërteta dhe rruga për të ardhur deri tek ajo, ishte një ndër karakteristikat më të pranishme në opusin e tij, virtyti më i madh ndër virtytet e shumta të veprës së tij” potencoi Shehabi.
Mbi kontributin e tij në ngritjen e besimit bektashian foli Kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit Edmon Brahimaj.
“Emri i profesor Ali Vishkos lidhet në mënyrë organike me ringritjen e besimit bektashian në viset shqipotare të Maqedonisë sidomos pas viteve 90 të shekullit që lam pas. Jo vetëm ana e tij shpirtërore por edhe ajo morale, intelektuale, u vu e tëra në shërbim të rilindjes së besimit tonë. Ai u bashkangjit aksionit për identifikimin e trojeve shqiptare të bektashizmit” tha Brahimaj .
Kryetari i Shoqatës “Tradita” Selam Suljemani theksoi se kjo shoqatë ka marrë vendim që të ndaj cmimin kombëtar Ali Vishko i cili do të jepet një herë në vit, dhe sipas Vendimit të Shoqatës Tradita, ky çmim kombëtar, do të ndahet në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit dhe do tu jepet njerëzve me merita të veçanta në fushën e historisë, artit dhe kulturës shqiptare.
MIFTAR EMINI
