Maqedoni

Qytetarët: Nuk frikësohemi nga virusi Korona. Mjekët: Masa rigoroze, ndalohen vizitat nëpër spitale

11.03.2020 18:47

Pavarësisht se në mesin e qytetarëve ekziston një lloj frike nga virusi korona

Pavarësisht se në mesin e qytetarëve ekziston një lloj frike nga virusi korona, ka edhe qytetarë që nuk shqetësohen.
 
Shumica thonë se u përmbahen udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. 
 
“Çdo njëri frikësohet, por nuk e teprojmë me këtë, sepse i ndjekim udhëzimet e ministrit dhe ministrisë dhe besoj se do ta tejkalojmë këtë krizë.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Nuk frikësohem, por natyrisht kujdesem për këtë, mbaj maskë vazhdimisht.”,- tha një qytetar.
 
“Nuk frikësohem, nuk ka nevojë për t’u frikësuar, natyrisht duhet të mbrohemi dhe t’u përmbahemi udhëzimeve dhe nuk ka nevojë për panik.”,- theksoi një qytetar.
 
Pacientëve të cilët janë shtruar në spitalin për geriatrikë dhe paliativ, u është ndaluar çdo lloj vizite, sepse në këtë repart janë të shtruar personat me komplikime shëndetësore dhe imunitet të dobët dhe për të njëjtit, Covid-19 paraqet rrezik për jetën dhe masat preventive janë të domosdoshme dhe të rrepta.
 
“Janë të ndaluara vizitat te të gjithë pacientët, dezinfektohen të gjitha dhomat dy herë në ditë, pacientëve u japim këshilla që të mbajnë maska dhe dorëza, por edhe të dezinfektojnë duart më shpesh. Nuk lejomë asnjë nga familjarët të futet në spital, por i informojmë nëpërmjet telefonit për gjendjen e të afërmve.”,- deklaroi mjekja, Lidia Veterovska.
 
Edhe Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Akusherisë u bën apel pacientëve që kanë caktuar takim përmes sistemit “Termini im” të paraqiten vetëm në situata jashtëzakonisht urgjente.
 
“Për të përcaktuar urgjencën e ekzaminimit të pacientëve, Klinika do të dërgojë letër deri tek gjinekologët amë, të cilët do të duhet të bëjnë një përzgjedhje të rreptë të rasteve urgjente, njoftojnë nga Klinika.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU