Maqedoni
VMRO firmosi marrëveshje me partnerët, Mickovski: Po bashkohemi rreth vlerave
11.03.2020 19:05
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, firmosi marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me 15 parti...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, firmosi marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me 15 parti më të vogla politike që mban emrin “Ripërtëritja për Maqedoninë”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Mickoski theksoi se ky bashkim i forcave bëhet për t’i dërguar në pension politikanët, ata që kanë zhgënjyer qytetarët dhe janë futur në krim dhe korrupsion teksa shtoi se do të imponojnë vlera të reja, parime dhe mënyra të reja të veprimit.
“Ne po bashkohemi rreth një platforme të përbashkët, vlerave dhe parimeve në të cilat besojmë. Sepse vetë emri i koalicionit do të thotë se ajo që është më e nevojshme tani është ripërtëritja. Ripërtëritja nuk është vetëm një slogan apo një frazë politike, por një substancë dhe vlerë që duhet ta përmbushim, sepse është nevojë e madhe për shtetin, që ka ra në krize të rëndë, vlera dhe institucione të shkatërruara.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
NAIM RAMADANI
