Prej nesër, dy javë nuk do të vlejë vozitja pa pagesë në autobusët për nxënësit dhe pensionistët
Biletat pa pagesë vjetore për nxënësit e shkollës së mesme dhe studentët për shfrytëzim të transportit publik...

Biletat pa pagesë vjetore për nxënësit e shkollës së mesme dhe studentët për shfrytëzim të transportit publik nuk do të vlejnë prej nesër deri në dy javët në vazhdim.
Siç ka bërë të ditur NQP -Shkup, përkohësisht nuk do të vlejë vendimi për transport pa pagesë për persona të moshuar (gra 62 vjeç, burra 64 vjeç) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën në transportin publik dhe në Teleferikun në Vodno.
“Heqja e transportit pa pagesë të kategorisë së apostrofuar është konform gjendjes aktuale me koronavirusin dhe rekomandimet nga institucionet kompetente për prevenim dhe mbrojtje nga koronavirusi në dy javët në vazhdim deri në rekomandimet e ardhshme”, theksohet në komunikatë./mia
