Maqedoni
Zgjedhjet parlamentare, partitë finalizojnë listat, afati skadon të martën
11.03.2020 20:24
Zaev: Jemi koalicioni fitues, mundemi dhe dimë

LSDM nënshkroi marrëveshjen me partnerët e koalicionit për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhje. “Mundemi” do jetë emri i këtij koalicioni për të cilin kreu I LSDM-së nuk ka dyshime se do jetë koalicion fitues.
"Premtojmë që deri në fund të mandatit në vitin 2024 të hapim 80% të kapitujve për integrim në BE. Këtë do e bëjmë sepse mundemi dhe dimë. Të gjithë partitë e koalicionit e njohën rëndësinë që shteti të vazhdojë në rrugën e vërtetë dhe kjo do të ndodhë."- tha - kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
Mickovski: “Ripërtëritja” shpresa për ndryshimin e madh
Edhe VMRO -DPMNE firmosi marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me 15 parti më të vogla politike që mban emrin “Ripërtritja për Maqedoninë”. Opozita prezentoi edhe emrat e kandidatëve në listat për deputetë me të cilët pret fitore.
"Kjo do të jetë fitorja më e theksuar në Maqedoni sepse më 12 prill do të jetë fundi i të kaluarës sonë të zezë dhe fillim i një procesi i ri ripërtitje që do të sjell të mira për cdo kend. VMRO këtë shpres që do të sjell ndryshime që do ti kundërvihen cdonjërit që i ka sjellur dëme në çdo fushë, kriminalitet që nuk është i dënuar.", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.
Sela: Garojmë në 5 njësi zgjedhore, mendojmë për Nj.Z. 4
Edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët Alternativa i ka gati listat e kandidatëve. Sela thotë se janë gati kandidaurat për 5 njësitë zgjedhore
“Unë do të jem bartësi i listës së kandidatëve në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa partneri ynë Afrim Gashi në njësinë e dytë zgjedhore. Udhëheqja më e lartë e partisë ka vendosur që ne të paraqesim lista për gjithsej pesë njësi zgjedhore, të parën, të dytën, të tretën, të pestën dhe të gjashtën, ndërsa për njësinë e katërt zgjedhore, mundësia do të jetë e hapur. Vendimin përfundimtar do ta marrim nesër”, tha Sela.
PDSH pritet të enjten në konventën partiake të konfirmojë edhe publikisht listat e kandidatëve për deputet që u duskutuan të mërkurën pasdite në mbledhjen e kryesisë qëndrore. Bartësit e listave i ka zyrtarizuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, pritet vendimi përfundimtar nga mbledhja e organeve te partisë në të cilën do të verifikohen emrat e kandidatëve të tjerë.
GAZMEND REXHEPI
