Botë

Në Iran nga koronavirusi i ri kanë vdekur gjithsej 354 persona

11.03.2020 20:48

Në 24 orët e fundit në Iran kanë vdekur 63 persona nga koronavirusi i ri...

Në 24 orët e fundit në Iran kanë vdekur 63 persona nga koronavirusi i ri, me ç ‘rast numri i viktimave është rritur në 354.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit kumtoi se në vend gjithsej ka 9.000 raste të konfirmuara dhe se koronavirusi i ri është përhapur në të gjitha provincat.

Irani është vendi me nivelin më të lartë të vdekjeve në botë jashtë Kinës. Jashtë Kinës, vetëm në Irak, Egjipt dhe Libi në Lindjen e Mesme ka raste të vdekjes./mia