Ndryshime në ligjin për bimët dhe pesticidet
Deputetët në Komisionin Juridiko-ligjvënës gjatë debatit për plotësimet dhe ndryshimet në ligjin për shëndetin e bimëve kanë vazhduar të këmbëngulin se përpos zgjërimit të ingerencave të laboratorëve fitosanitarë duhet të mbahet llogari edhe për kohën e pranisë së pesticideve në produktet bujqësore......

Deputeti Ramiz Merko numëroi një sërë faktorësh të cilat mund të kenë impakt në helmimin e produkteve teksa Silavana Boneva vlerson se me këtë do të ndryshojë mentaliteti i të gjithë prodhuesve se duhet respektuar standardet.
“Ne nuk do të bëjmë në laboratorin fitosanitarë vetëm kontrollin e pesticideve sepse helmimi nuk vjen vetëm nga pesticidet por edhe nga plehrat e pakontrolluara dhe ndotja e ambijentit. Unë do të jem katekorik që të kontrollohen pesticidet. Pesticidet me karencë të gjatë automatikisht ne duhet të sjellim një ligj tjetër që të largohen nga lista e pesticideve në Maqedoni” – tha Ramiz Merko, Deputet i BDI-së.
“Ky ligj është i një rëndësie të veçantë për shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë përshkase nëse do të jemi të sigurtë se prodhohen ushqime të shëndetshme atëhere do të kemi edhe shendet më të mire të qytetarëve. Me këtë do të ndryshohet mentaliteti I të gjithë atyre që importojnë produkte dhe i qytetarëve se duhet tu përmbahen standardeve pë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve” – tha Sillvana Boneva, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
Këto ndryshime në ligjin për shëndetin e bimëve sipas deputetëve drejtpërdrejt duhet të sigurojnë prodhime të shëndetshme bujqësore teksa qëllimi final ka të bëjë me shendetin e vetë konsumatorëve si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. (Naim Ramadani, TVM2)
