Botë

Protesta për Kobanin, 12 të vdekur në Turqi

08.10.2014 16:53

Menjehere pasiqe u be public lajmi se militantët e Shtetit Islamik janë tërhequr nga disa pozicione të tyre në qytetin sirian të Kobanit...

Menjehere pasiqe u be public lajmi se militantët e Shtetit Islamik janë tërhequr nga disa pozicione të tyre në qytetin sirian të Kobanit, pas sulmeve të intensifikuara ajrore nga Shtetet e Bashkuara, Zyrtarët në Bagdad, thonë se, militantët kanë rrëzuar një helikopter ushtarak irakian pranë qytetit të rafinerisë së naftës në Baiji të Irakut verior, me çrast kanë vdekur dy pilotët irakian. 

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thirrur kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, për të diskutuar për ngurrimin e Ankarasë qe te përfshihet në luftë kundër militantëve në Koban.

Në Turqi, së paku 14 kurdë janë vrarë nga përleshjet me policinë, gjatë protestave, për shkak të refuzimit të Turqisë për të ndihmuar dhe mbrojtjur, qytetin Kobani në Siri, që gjendet në kufi me Turqinë. Kurdët, në Turqi kanë fillluar protestat dje, të zemëruar me shtetin e tyre se nuk po ndihmon Kobanin, e sulmuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS), ku shumica e banorëve janë kurdë.

Protestuesit janë përhapur, në të paktën gjashtë qytete, përfshirë Stambollin, Diyarbakir, Ankara, Mersin dhe Adana.

Protesta u zhvilluan edhe në disa vende të Europës Perëndimore.Dhjetra demonstrues hynë të martën në Parlamentin Europian në Bruksel, ndersa ato nuk munguan edhe ne Gjermani.

Edhe pse ato ishin përgjithësisht të qeta, përjashtim ka përbërë demonstrata në Hamburg, ku pati përleshje në rrugë mes kurdëve dhe muslimanëve radikalë.

Policia arriti t’i ndajë të dy grupet duke përdorur pompat e ujit.Ndërkohë, raportohet se me qindra kurdë, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Turqi, janë ndaluar nga policia kufitare.

Edhe në Paris me qindra kurdë kanë protestuar para rezidencës së presidentit francez dhe asaj të kryetarit të parlamentit për të kërkuar më shumë armë për kurdët që luftojnë kundër ISIS.

Edhe në Milano dhe në aeroportin e Fiumicinos në Romë është kërkuar ndalimi I terrorit në Koban.

Sipas një dëshmitari rreth 300 persona u ndaluan në qytetin kufitar të Suruc.

LEUNORA KALIQI