Ndahet çmimi “Nobel” në kimi
Pas Çmimi Nobel atij për Mjekësinë dhe Fizikën të dhënë repsketivisht të hënën dhe të martën, të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave...

Pas Çmimi Nobel atij për Mjekësinë dhe Fizikën të dhënë repsketivisht të hënën dhe të martën, të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ndau cmimin per kimi ku vlerësoi treshen Erik Betcig, Stefan Hel dhe Uilliam Mërner, për përdorimin e dritës fluoreshente në zmadhimin e rezolucionit të mikrospokëve.
Të tre kërkuesit i bashkohen kështu një liste prestigjoze prej 105 fituesish që marrin çmimin që prej vitit 1901. Betcig dhe Mërner janë nënshtetas amerikan, ndërsa Hel është gjerman. Motivacioni i dhënies së çmimit ishte për krijimin e mundësisë së studimit të proceseve molekulare në kohë reale.
Mikroskopët optikë, para futjes në përdorim të dritës fluoreshente dhe fosforeshente kanë qenë të kufizuar në studimin e mikrogjallesave, por përdorimi i saj bëri të mundur anashkalimin e kufizimeve.
“Me dukej vetja sikur ishim në shekullin XIX në fizikë, kështu që mendoja se duhet të kishte një mënyrë për të shmangur këto kufizime. Më dukej se ky ishte i vetmi problem që kishte mbetur pa u zgjidhur për sa i përket mikroskopit”, tha profesori Hel, i cili punon në institutin e Kimisë Biofizike, “Max Planck”, në Gjermani.
LEUNORA KALIQI
