Botë
Progres raporti për Shqipërinë: Sfidë, dialogu politik
08.10.2014 17:51
Bojkoti i Parlamentit dhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike janë shqetësimet kryesore të shpehura në progres raportin për shqipërinë...

Bojkoti i Parlamentit dhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike janë shqetësimet kryesore të shpehura në progres raportin për shqipërinë, referuar periudhës tetor 2013-shtator 2014.
Në progres raport, të prezantuar nga eurokomisioneri në ikje Stefan Fyle theksohet se shqipëria ka bërë progrëes në fushën e reformave, por ka ende për të bërë sidomos për reformën në Drejtësi.
“Qeveria ka treguar veprime konkrete dhe vullnetin politik të qëndrueshëm në fushën e reformave të lidhura me BE. Por, konsensusi i mëtejshëm është prekur nga një klimë në rritje dhe konfrontuese mes qeverisë dhe opozitës, të cilat shpesh kanë abstenuar nga puna parlamentare dhe, në korrik, opozita nisi një bojkot të parlamentit. Ky akt është mjaft shqetësues, dhe palët politike duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën për ta çuar vendin përpara”, shprehet eurokomisioneri Stefan Fyle.
Në raport, jepen një sërë konkluzionesh, por edhe sugjerimesh, që ndalen kryesish në fushën e drejtësisë. Kështu, Fyle i është drejtuar qeverisë se duhet të zbatojë vendimet e gjyaktës kushtetuese, ndërsa duhet të forcojë komisionin qendorr të zgjedhjeve, një vit para zgjedhjeve lokale të vitit 2015.
“Qeveria duhet të zbatojë vendimet e gjykatës kushtetuese. Sa i përket gjykatës së Lartë, statusi i saj mbetet akoma shqetësim, gjithashtu edhe procesi i emërimit të anëtarëve te saj”. KE rekomandon që reforma gjyqësore të bëhet në bashkëpunim mes palëve, ndërsa duhet çuar përpara reforma e thellë në drejtësi”, shtoi Fyle.
Ky është progres raporti i parë për Shqipërisë, që pas marrjes së statusit kandidat. Në përgjithësi, raporti erdhi pozitiv, përjashtuar fushën e drejtësisë.
LULJETA NDOKA
