Maqedoni
Raporti i DASh-it për RMV-në, theksohet prania e korrupsionit
12.03.2020 19:12
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi Raportin për të liritë dhe të drejtat e Njeriut në RMV për vitin 2019...

Sipas Raportit, zgjedhjet presidenciale ishin transparente, të administruara mirë dhe të rregullta, por u zhvilluan "në një mjedis të karakterizuar nga një mungesë e besimit të publikut në institucione dhe establishmentin politik" dhe nuk arriti të përmbushë disa angazhime të rëndësishme të OSBE-së për një proces demokratik zgjedhor.
Policia kombëtare ruan sigurinë e brendshme, përfshirë migracionin dhe ruajtjen e kufijve. Autoritetet civile mbajnë kontroll efektiv mbi forcat e sigurisë. Çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshijnë: korrupsionin e nivelit të lartë dhe dhunën ndaj individëve “LGBTI”.
Qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer abuzime. Avokati i Popullit besoi se pandëshkueshmëria e policisë vazhdonte të ishte problem.
Sa i përket, respektimit të integritetit të personit, nuk ka raporte që qeveria ose agjentët e saj kanë kryer vrasje arbitrare ose të paligjshme.
Nuk ka as raporte për zhdukje nga ose në emër të autoriteteve qeveritare.
Janë ndërmarrë hapa të dukshëm për të përmirësuar kushtet e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit që nga raporti i Komisionit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (KPT) i Tetorit të vitit 2017.
Bazuar në një vizitë në vitin 2016, raporti përshkroi kushtet si një trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues.
Po ashtu raporti mes tjerash thekson se Shtatë vdekje u regjistruan në të gjitha burgjet deri më 13 gusht. Një u raportua si një vetëvrasje dhe gjashtë vdiqën për shkaqe të tjera.
