Maqedoni
LSDM: KE Publikoi “ Raportin e regresit”
08.10.2014 17:55
Edhe LSDM ka dalë me vlerësimet për raportin e KE-së. 'Raporti progresit këtë vit për Republikën e Maqedonisë...

Edhe LSDM ka dalë me vlerësimet për raportin e KE-së. 'Raporti progresit këtë vit për Republikën e Maqedonisë është shndërruar në raport regresi" ka komentuar, Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska sipas së cilës është tashmë e qartë se kjo qeveri po e shpie në qorrsokak vendin.
Pushteti e ka sjellë Maqedonin në qorrsokak. Këtë sot e konfirmoi edhe Komisionin Evropian. Raporti krahasuar me atë të vitit të kaluar është më kritik. Vlerësimet janë në mënyrë drastike më keq për ne se sa për shtetet fqinje. Ky nuk është një raport progresi, por një raport i regresit dhe shqetësimit në rritje. Qorrsokak, dështim I Qeverisë, hapa prapa – këto janë fjalët që dominojnë vetëm në një faqe të përmbledhjes për Maqedonin. Atë që më herët Komisioni Evropian e ka thënë si me turp, tani kritikohet qartë, me zë të lartë dhe të drejtpërdrejtë. Dhe nuk ka dyshim se kush mban përgjegjësi për këtë situat. Nuk ka më doreza diplomatike, nuk ka formulime. Porosia Evropiane është dërguar: Maqedonia është nisur në rrugë të rrezikshme.
