Maqedoni

Filipçe, jemi të përgaditur për numër më të madh me Kovid 19

12.03.2020 21:16

Sistemi shëndetësor në vend është i përgaditur për tu përballur edhe me rritjen eventuale...

Sistemi shëndetësor në vend është i përgaditur për tu përballur edhe me rritjen eventuale të numrit të pacientëve të prekur me virusin Korona thot  Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Ai në emisionin Objektiv në TVM tha se bashkëpunimi mes epidemiologëve,policisë kufitare, MPB-së dhe institucioneve tjera, mundëson një qasje multisektoriale për detektim të hershëm të virusit korona dhe parandalimin e tij.
 
Poashtu edhe përvojat botërore për parandalimin e përhapjes së virusit vecmë po zbatohen  edhe në vendin tonë me mbylljen e shkollave,kopshteve dhe tubimeve masive.
 
Sipas minsitrit Klinika për sëmundje infektive po paiset edhe me respiratorë shtesë, dhe po shqyrtohet mundëai që repartet e sja të adoptohen në dhoma karantini që do të ndihmonin në rast të përhapjes më masive të virusit korona.
 
“Sektori i trajtimit intenziv është tërsisht i përgaditur që ti merr trajtimin e pacientëve. përveç pacientëve që trajtohen aktualisht janë të përgaditura makineria respiratore, aktualisht kemi tetë që janë të gatshëm nëse ka nevojë të kyçen pacientët. Poashtu me klinikën për sëmundje infektive kemi bërë plan se si pjesërisht tër klinikën do ta merrnim që katër katet e klinikës nsëe ka nevojë të adaptohen për izolim ku do të trajtoheshin të gjith pacientët që do të kishin nevojë.Shpresoj se te ajo nuk do të vijë, por ne jemi tërsisht të përgaditur. Nag qeveria kemi marr leje dhe obligim që të furnizohemi me paisje të re. Blejmë 50 respiratorë të ri, që do të arrijnë në vend javën e ardhëshme”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Në rast të përhapjes më masive të virusit Korona Minstri Filipçe tha se personl mjeksor shtesë do të sigurohet nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Neuro kirurgjisë.
 
Ai njëherit tha se në rajonin e Dibrës është shënuar numri më i madh i të infektuarve, andaj të premten epidemiologët do të vlerësojnë se a ka nevojë të testohen edhe perosna tjerë për të eliminuar dyshimet për përhapjen e virusit korona.
 
FLUTURA LATIFI