Maqedoni

Shkup, kafiteritë e mbyllura pas orës 18.00

12.03.2020 20:14

Qytetarët duket se po i respektojnë masat dhe apelet e minsitrisë së shëndetësisë dhe qeverisë...

Qytetarët duket se po i respektojnë masat dhe apelet e minsitrisë së shëndetësisë dhe qeverisë që të shmangen qëndrimet e më shumë njerëzve nëpër ambiente.

Sonte vizituam Çarshinë e Shkupit ku shihen fare pak njerëz, ndërsa shumica e kafiterive janë të mbyllura.

Poashtu edhe rrugëve të qytetit shihet lëvizje e vogël e qytetarëve dhe automjeteve. Poashtu vërehet edhe prania e policisë e cila vëzhgon situatën.

Qeveria në kaudër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona ka kufizuar orarin e punës së kafiterive deri në ora 18.00.