Qyteti i Shkupit: Taksistët të përdorin maska dhe doreza!

13.03.2020 10:57

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njofton se taksistët që qarkullojnë në qytetin e Shkupit....

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njofton se taksistët që qarkullojnë në qytetin e Shkupit duhet të respektojnë rekomandimet që të mbartin doreza dhe maska si masë preventive kundër virusit korona.

Në fotografitë e publikuara nga Qyteti i Shkupit shihet se tashmë inspektorët kanë dalë në terren.

Qyteti i Shkupit apelon tek qytetarët që të shfrytëzojnë shërbime vetëm nga taksistët e disiplinuar.