Covid-19, mbyllet pika kufitare Kosovë-Shqipëri

13.03.2020 11:28

Pika kufitare Kosovë-Shqipëri është mbyllur sot në orën 6.00....

Qeveria shqiptare përveç prezullimit të transportit publik  dhe atij privat, nga mëngjesi i sotëm ka mbyllur kufirin me Kosovën.

Me vendim të Qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pikat do të jetë të mbyllura deri më 15 mars, kanë njoftuar  nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.

Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt, automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.

Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë policia dhe ushtria janë në terren për të verifikuar nëse ka persona të ardhur nga Italia apo vendet e tjera të prekura, në 2 javët e fundit. Në 24 orët e fundit në Shqipëri është rritur për tetë numri i personave të prekur nga virusi korona, duke e çuar në 23 numrin e përgjithshëm të personave të prekur.  Për të ndaluar përhapjen e virusit ve vendim të qeverisë Shqipëria është kthyer në karantinë.