Vendimet e Qeverisë për pikat kufitare
Për shkak të situatës me virusin Korona në vend....

Për shkak të situatës me virusin Korona në vend, konform vendimeve të Qeverisë të marra në mbledhjen e fundit, vendoset ndalesë për qarkullim të shtetasve të huaj në vendkalimet kufitare nga vendet me rrezikshmëri të lartë, në pajtim me rekomandimet e OBSH-së, të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndalesa për qarkullim siç po qëndron në rekomandim nuk vlen vetëm nëse dorëzohet vërtetim nga organi kompetent për trajtim paraprak në karantin. Gjithashtu u bëhet apel qytetarëve të vendit të cilët jetojnë në shtete me rrezikshmëri të lartë dhe të mesme të anullojnë ardhjen në Maqedoni gjatë kësaj periudhe.
Për shkak të mbylljes së kufirit me Serbinë në pikën kufitare Pelince-Prohor Pçinski, që lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë duke filluar nga dita e djeshme, u rekomandohet qytetarëve që ti shfrytëzojne vendkalimet e tjera të cilat janë të hapura për qarkullim.
