Strumicë, 4 personat e testuar nga virusi korona rezultojnë negativ
Ministria e Shëndetësisë ka informauar se 4 personat e testuar dje pas dite nga virusi korona....

Ministria e Shëndetësisë ka informauar se 4 personat e testuar dje pas dite nga virusi korona rezultojnë të jenë negativ. Bëhet fjalë për 4 persona nga Strumica të cilët kanë pasur lidhje me pacientin e parë të infektuar nga covid 19.
Nga ministria njoftojnë se janë bërë testime edhe ndaj 8 personave bashkëdhëtarë të tjerë nga Shkupi të cilët po ashtu rezultojnë të jenë negative ndaj virusit.
Ministria njofton edhe për analiza të kryera tash më ndaj edhe 7 personave te tjerë të cilët rezultojnë të mos jenë të prekur nga virusi korona.
Për momentin në klinikën infective në Shkup janë gjithësej të hospitalizuar 9 pacientë, prej të cilëve 8 jananë të infektuar me virusin Korona, ndërkohë që pas testit të dytë të kryer ndaj tyre rezulton që personi i nëntë për të cilin dyshohej se është i prekur nga virusi, rezultati është negative, që do të thotë se personi i nëntë nuk është i prekur nga virusi korona.
