Maqedoni

Në pajtim me masat për mbrojtje nga koronavirusi, ndërprerje në punën e teleferikut dhe linjat e autobusëve falas

13.03.2020 14:40

Në pajtim me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi, prej sot teleferiku në Vodno...

Në pajtim me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi, prej sot teleferiku në Vodno dhe linjat e autobusëve falas deri në Vodno të Mesme janë ndërprerë.

“Teleferiku në Vodno nuk do të punojë. Tre linjat e autobusëve deri në Vodnon e Mesme (25, 25A dhe 25B), nuk do të qarkullojnë ndërsa në pajtim me këtë, në garazhin me kate “26 Korriku” parkimi do të paguhet çdo ditë të javës, sipas çmimores së konfirmuar. Për shkak masave dhe rekomandimeve të vendosura për mbrojtje nga koronavirusi, parkimi në Vodno të Mesme gjithashtu do të paguhet çdo ditë, sipas çmimores së konfirmuar”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit./mia