Botë
Në Greqi arrestohen pesë persona për shkelje të masave preventive për koronavirusin
13.03.2020 15:05
Për shkak mbajtjes së orëve private dhe mësimdhënies shtesë për nxënësit dhe përskaj masave qeveritare...
Për shkak mbajtjes së orëve private dhe mësimdhënies shtesë për nxënësit dhe përskaj masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë arrestuar pesë persona në Greqi, në tre raste të ndryshme, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç kumtuan nga policia greke, në zonat Elir dhe Greqinë veriore kanë qenë të arrestuar tre pronarë të shkollave private për mësimdhënie plotësuese të nxënësve dhe një profesor, të cilët edhe përskaj ndalimit për punë në institucionet arsimore, kanë realizuar orë mësimore.
Nga e njëjta arsye, ka qenë e arrestuar edhe profesoresha e cila ka mbajtur orë private mësimore. Të gjithë të arrestuarit do të nxirren para prokurorit publik./mia
