Botë

OBSh: Të dyfishohen përpjekjet kundër Covid-19

13.03.2020 16:45

Numri i personave të infektuar me virusin Korona në të gjithë botën është mbi 131479...

Numri i personave të infektuar me virusin Korona në të gjithë botën është mbi 131479, ndërsa mbi 4925 pacientë kanë vdekur.
 
Raste të virusit Korona deri më tani janë regjistruar në 125 vende në botë. OBSh thotë se përshkrimi i sëmundjes si pandemi nuk do të thotë që shtetet duhet të heqin dorë.
 
Drejtori gjeneral i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shtetet “duhet të gjejnë bilancin midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale, dhe respektimit të të drejtave të njeriut”. 
 
Rastet e para me virusin Korona janë shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor. Që atëherë, dhjetëra vende të botës kanë raportuar raste.
 
Më shumë të infektuar dhe të vdekur nga virusi Korona deri më tani ka në Kinë (3.169), Itali (1016) dhe Iran (429).
 
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht janë vetëm Kosova dhe Mali i Zi që nuk kanë raste të regjistruara me virusin Korona.
 
Nga rreth 113 mijë deri më tani të infektuar nga Korona në botë, 69 mijë janë shëruar.
 
Nga të sëmurit momental, 90 për qind janë me simptoma mesatare dhe të lehta, ndërsa 10 për qind kanë pasqyrë serioze klinike.
 
Në këto tre vende ka edhe shumë të shëruar nga Kovid-19. Në Kinë nga virusi tërësisht janë shëruar 62.826, në Itali 1.258 dhe në Iran 3.276.
 
OBSh-ja për shkak të krizës globale nga virusi Korona të mërkurën shpalli pandemi.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI