Maqedoni

Parandalimi i përhapjes së Kovid-19, dënime për ata që nuk i respektojnë masat

13.03.2020 17:14

Qeveria solli vendim me të cilin të gjitha masat e marra deri tani për parandalimin e përhapjes...

Qeveria solli vendim me të cilin të gjitha masat e marra deri tani për parandalimin e përhapjes së virusit Korona (COVID–19) marrin bazë juridike.
 
Me këtë, ndalohet procesi edukativo-arsimor dhe mbajtja e mësimit në të gjitha kopshtet për fëmijë, qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, qendrave ditore, shkollave fillore dhe të mesme.
 
Ndërpritet puna në shtëpitë studentore, bibliotekat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë. Ndalohet vizita në të gjitha aktivitetet jashtë shkollore dhe aktivitetet tjera private, të cilat fëmijët i kryejnë jashtë procesit mësimor.
 
Ndalohet mbajta e çfarëdo lloj tubimeve pa marrë parasysh numrin e pjesmarrësve. Mbyllen të gjitha objektet sportive, palestrat, sallat sportive, teatrot kinematë dhe vendet tjera, ku mund të mbahen disa lloje të ngjarjeve.
 
Lokalet do të punojnë me orar të shkurtuar edhe atë deri në orën 18:00. Të njëjtat të punojnë me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve dhe të mbahet distancë minimale e domosdoshme prej së paku një metro e gjysmë deri dy metro mes njerëzve.
 
Rekomandohet të anulohen të gjitha seminaret, udhëtimet, trajnimet dhe konferencat. Të punësuarve në sektorin e shëndetësisë u ndalohet shfrytëzimi i pushimeve vjetore, të paguara dhe të papaguara, ndalohet gjithashtu edhe eksporti i pajisjeve mjeksore, perveç atyre për të cilat është marrë leje e posaçme nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë.
 
Ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (me autobus, furgon, minibus etj.) drejt vendeve me rrezik të lartë në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe ndalohet hyrja e shtetasve të huaj nga vendet  nga ato vende drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të njëjtit detyrimisht të zbatojnë vetizolim.
 
Marrë parasysh që vendkalimet kufitare Ribarci dhe Prohor Pçinski me Republikën e Serbisë janë ë mbyllura, të gjithë udhëtarët riorientohen në kalimet kufitare të cilat janë të hapura për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve.
 
Në lidhje me situatën e re të krijuar në Dibër dhe Qendër Zhupë, ngarkohet Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, të mobilizohej ekipet mjekësore nga Ohri.
 
Të gjithë ato të cilët shkelin vendimet e marra do të ndëshkohen. 
 
ERSAN PAJAZITI