Maqedoni
Sindikata e EEM-së kërkon nga institucionet të kontrollojnë funksionimin e sindikatës së ELEM-it
13.03.2020 17:29
Sindikata e Elektro-Ekonomisë së Maqedonisë kërkon të kontrollohet funksionimi i ish Sindikatës së Kompanisë ELEM...

Nga Sindikata e EEM-së thonë se të drejtat e tyre janë kërcënuar nga ish Organizata Sindikaliste e ELEM-it dhe kërkojnë që institucionet kompetente ta kontrollojnë dhe shqyrtojnë funksionimin e ELEM-it.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse dhe autoriteteve hetimore të hyjnë në dokumentacionin e ish-Sindikatës së Sh. A. ELEM, i cili nuk ekziston më dhe i cili la vetëm punëtorë të dëmtuar dhe borxhe të papaguara, të kontrollojnë se si funksionoi deri në vitin 2017, për të ekzaminuar se ku dhe në cilat llogari janë transferuar paratë e marra nga tarifat e anëtarësimit dhe kompanisë.”,- tha kryetari i Organizatës së Sindikatës të Sh. A. EEM, Jove Smillevski.
SEDAT SELIMI
