Maqedoni
Dibra e Qendër Zhupa - qendra krize, dezinfektohen sipërfaqet publike dhe lagjet
13.03.2020 18:40
Në Dibër është formuar shtabi operativ dhe janë marrë masa konkrete në teren kundër përhapjes së virusit Korona...

Në suaza të masave të dakorduara nga ana e shtabit operativ, Ndërmarrja Komunale Publike “Standard” në Dibër bën dezinfektimin e sipërfaqeve publike dhe kontejnerëve për mbeturina.
Është dezinfektuar edhe lagjja “Konjare”, prej ku janë pesë personat e infektuar me Korona e vazhdon dezinfektimi edhe në lagjet tjera.
Edhe pse masa qeveritare vlen për mbylljen e restoranteve e lokaleve pas orës 18:00, në Dibër, pronarët e 2 lokaleve me vetiniciativë vendosën që gjatë kësaj periudhe të jenë të mbyllura gjatë gjithë ditës.
Por, për shkak të mungesës së klientëve, edhe lokalet e tjera nuk punojnë.
ATLI DEMA
