Maqedoni

Iniciativa qytetare “Dil voto”: Fushata zgjedhore ka filluar para kohe

13.03.2020 19:10

Resurset shtetërore po keqpërdoren për qëllime partiake, hapja e shtabeve sinjalizon se fushatat ka filluar para kohe..

Resurset shtetërore po keqpërdoren për qëllime partiake, hapja e shtabeve sinjalizon se fushatat ka filluar para kohe, vërehet jobalancim në disa mediume.
 
Këto janë disa nga parregullsitë e vërejtura nga  Iniciativa qytetare “Dil voto”. Sipas tyre, edhe gjendja me virusin Korona e ndalesa e tubimeve publike do të pamundësojnë që qytetarët të njihen mjaftueshëm me ofertat politike.
 
“Promovimi i projekteve dhe propagandës për aktivitetet e qeverisë po kontribuojnë në qëllime elektorale, e kjo është absurde. Ne u bëjmë thirrje publike që të ndalojnë abuzimin me pozitat e tyre në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, pamundësia për të bërë fushatë për shkak të virusit Korona në periudhën parazgjedhore seriozisht vë në pikëpyetje kushtet e barabarta që qytetarët të njihen me ofertat zgjedhore.”,- tha Sasho Kiroski nga Iniciativa qytetare “Dil voto”.
 
Iniciativa qytetare “Dil voto” apelon deri tek partitë politike mos të keqpërdorin resurset dhe institucionet shtetërore që financohen me paratë e të gjithë qytetarëve.
 
REJHANE BUSHI METAJ