Maqedoni
Mickoski: Të shpallet gjendje krize në të gjithë territorin
13.03.2020 19:22
Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se gjendja me virusin Korona...

Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se gjendja me virusin Korona në vend po përkeqësohet në të gjithë botën dhe se sipas tij qeveria duhet të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e vendit.
“Gjatë ditës së djeshme, në konsultim me ekipin e mjekëve dhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi në VMRO-DPMNE, si dhe me ekipin ekonomik, kemi përgatitur dhe sot ofrojmë masa anti-krizë për qytetarët dhe bizneset. Për implementimin e masave, duke marrë parasysh se Kuvendi është shpërndarë, VMRO-ja i propozon qeverisë të shpallë gjendje krize në territorin e gjithë vendit, sipas nenit 3, aline 5 nga Ligji për Kriza.”,- u shpreh kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
