Botë

Virusi Korona, regjistrohen dy raste edhe në Kosovë

13.03.2020 19:43

Edhe Kosova tashmë ka regjistruar pacientët e parë të infektuar me virusin Korona...

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media njoftuan se pas kryerjes së analizave të 15 pacientëve, dy kanë rezultuar pozitiv.

Njëri nga ta është nga Kosova dhe një tjetër nga Italia.